Bashkëpunimi i Olti Currit me Anxhela Peristerin dhe “refuzimi” që i bëri Jonida Maliqit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bashkëpunimi i Olti Currit me Anxhela Peristerin dhe “refuzimi” që i bëri Jonida Maliqit

I ftuar në emisionin “Jonida’s room” në Vizion Plus, Olti Curri dhe Jonida Maliqi kanë ndarë disa sekrete që publiku nuk i dinte. Siç ishte edhe rasti i refuzimit që Olti Curri i ka bërë Jonida Maliqit për të bërë tekstin e këngës që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion: “Ktheju tokës”.

“Më në fund po shkon me Anxhelën në Eurovizion jo me mua! Kur kisha melodinë e këngës ‘Ktheju tokës’, ia dërgova, dhe për të parën herë mora një refuzim nga Olti. Më tha se kjo është një kolonë zanore, nuk është për festival. Unë u demoralizova dhe i thashë mua më pëlqen kjo kënga, është madhështore. Ai ma ktheu ‘jo, jo nuk është për festival goce, është kolonë zanore’. Por unë për inat fitova çmimin e parë”, u shpreh me humor Jonida.

 

“Unë vijoj të mendoj që ajo këngë është më së shumti si kolonë zanore e filmave që transmetohen në Netflix”.

Advertisement

Më pas, të dy bashkë kanë bërë ironi edhe me episodin që bëri xhiro në mediat online gjatë një interviste të Jonida Maliqit, e cila shprehej “I’m not fasadë”.

“Sa mirë që ma bërë pas Eurovizionit se para do isha mërzitur shumë”, iu drejtua Jonida Maliqi.  

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy