Behar Mera suprizon Irini Qirjakon: Njeri me vlera të jashtëzakonshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Behar Mera suprizon Irini Qirjakon: Njeri me vlera të jashtëzakonshme

Këngëtarja shumë e dashur e muzikës popullore, Irini Qirjako, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Ajo ka rrëfyer jetën e saj, teksa nuk ka munguar as një mesazh surprizues nga miku i saj Behar Mera, i cili foli për vlerat e saj si njeri dhe artiste.

“Përveçse një këngëtare, një artiste shumë e kompletuar është dhe një njeri i jashtëzakonshëm, njeri me vlera të jashtëzakonshme, e dashur, e humorit. Ka dëshirën vetëm të jetë protagonist e ngacmimeve të humorit për të krijuar situate të ndryshme, ku mbi gjitha spikaste njerëzillëku, dashamirësia, artistllëku në përgjithësi, sepse një artist që të meritojë atë fjalë të madhe artist, duhet të jetë artist edhe në shpirt. Po e këtillë është edhe Irini. Irini e tillë është. Unë Irinit i uroj jetë të gjatë në skenë. Irini shkëlqefsh dhe mbretërofsh ashtu sit a do shpirti dhe zemra ty!”– tha Behar Mera në një videomesazh. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy