“Bën kimioterapi në shtëpi”, gazetari tregon llojin e kancerit të Kate Middleton

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Bën kimioterapi në shtëpi”, gazetari tregon llojin e kancerit të Kate Middleton

Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke shkaktuar shqetësim për të ardhmen e monarkisë. Që atëherë, britanikët kanë treguar më shumë se kurrë lidhjen e tyre me Kurorën, siç shpjegon gazetari Mark Ross, ekspert i familjes mbretërore.

“Sipas një burimi të mirëinformuar, të gjitha indikacionet tregojnë se ajo ka kryer histerektomi dhe vuan nga kanceri i zorrës së trashë. Siç shpjegoi ai, Princesha e Uellsit po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese, e cila mund të bëhet në shtëpi, pa pasur nevojë të shkojë në spital”, tha ai.

I pyetur se kur do të kthehet në detyrat e saj mbretërore, ai tha se nuk do të kishte asnjë komunikim të mëtejshëm për gjendjen e saj shëndetësore.

“Nuk do të jetë në Pashkë siç ishte paralajmëruar. Ne ndoshta po flasim për qershorin ose korrikun, ndoshta në garat mbretërore në Ascot”, tha ai.

Advertisement

“Duke ditur shqetësimin e saj për t’u dukur gjithmonë sa më mirë, ajo do të kthehet kur të shërohet plotësisht. Një gjë është e sigurt: nuk duhet të presim një deklaratë të re. Nuk do të ketë asnjë përditësim të mëtejshëm për gjendjen e saj shëndetësore”, tha Ross. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy