“Ca kosovarë i kanë lënë serbët kot gjallë”/ Vesa Luma shokohet nga mesazhi i ndjekësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ca kosovarë i kanë lënë serbët kot gjallë”/ Vesa Luma shokohet nga mesazhi i ndjekësit

Këngëtarja Vesa Luma shprehet e tronditur nga një mesazh i mbërritur në llogarinë e saj të “Instagram” nga ndjekësi.

 

E gjitha nisi nga një njoftim për Festën e Birrës në Korçë, ku mes pjesëmarrësve thuhej se do të ishte dhe këngëtari serb, Goran Bregovic.

 

Advertisement

Duke e konsideruar Bregovic si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës. Vesa Luma shkroi në një postim: “Jam e bindur që është një dezinformatë”.

 

Mirëpo, më pas ajo është përballur me të “papriturën”, siç arrihet të kuptohet nga reagimi i saj. Ajo ka marrë një mesazh nga një ndjekës, i cili shkruan se shqiptarët e Kosovës duhet ta harrojnë luftën dhe tashmë të bëjnë paqe me serbët.

 

Advertisement

“Pse mos të jetë i ftuar, ju kosovarët kanë ngel me paranoja, pas luftës vjen paqja. Ju edhe pse lufta ka mbaru ju zien gjaku për urrejtje, aman se ca kosovarë që kam njohur i kanë lënë serbët kot gjallë.”

 

Vesa e ka ndarë këtë mesazh me të gjithë: “Si ka mundësi që më vijnë qindra mesazhe si kjo… a është e mundur? Jam totalisht në shok…”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy