“Për herë të dytë me mua…”, Vesa Luma merr surprizën më të veçantë nga Big Basta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Për herë të dytë me mua…”, Vesa Luma merr surprizën më të veçantë nga Big Basta

Big Basta dhe Vesa Luma janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Ata nuk ngurrojnë që të ndajnë me ndjekësit e tyre në “Instagram” momente romantike së bashku.

Në profilet e tyre në rrjetet sociale gjeni fotografi të shumta ku Vesa dhe Big Basta i dedikojnë fjalë të ëmbla njëri-tjetrit.

Duket se Big Basta është një partner detajist dhe djalë i surprizave.

Advertisement

Mëngjesin e sotëm, ai i ka bërë surprizën më të ëmbël bashkëshortes së tij, duke i bërë një propozim të dytë për martesë në mënyrën më origjinale.

Reperi i kishte lënë Vesës në frigorifer një letër të vogël, tek e cila shkruhej:

“Nëse do të të porpozoja prapë; A do martohesh për herë të dytë me mua?

Zgjidh “Po” ose “Jo”. Të dua!”– janë fjalët e tij që sigurisht e kanë lumturuar pamasë këngëtaren.

Advertisement

“Surpriza e mëngjesit”- shkruan Vesa krahas fotos që na i shkriu zemrat.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy