
Ka përfunduar seanca në Gjykatën Civile të Tiranës.
Në seancë u paraqitën vetëm avokatët e dy palëve, të cilët paraqitën dhe akteksperizat për dhunën e pretenduar. Princ Leka dhe Elia Zaharia janë pajisur me urdhër-mbrojtje për 6-muaj në një distancë 5 metra nga njëri-tjetri.
Seanca e sotme e orës 13:00 u zhvillua në vijimësi të seancës së 21 marsit, e cila u shty për mosparaqitje nga mbrojtja e Zaharisë të aktekspertizës që vërtetonte shenja dhune ndaj saj.
Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë në polici. Të dyja palët janë përplasur më datë 5 mars, kur princi ka shkuar tek shtëpia për të takuar vajzën e tyre të mitur. Pas përplasjes Leka ka denoncuar dhe babanë e Elias, Gjergj Zaharia, pasi sipas tij është fyer dhe dhunuar fizikisht nga ish-vjehrri.
Pas divorcit që vjen pas 7 vitesh martesë dhe rreth 15 vitesh lidhje dashurie, Princ Leka po shijon romancën me fotografen Blerta Celibashi, 26-vjeçarja nga Poliçani.
Dyshja nuk i fshihet më kamerave dhe daljeve publike. Ata janë shfaqur disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit të kapur dorë për dorë. Gjithashtu edhe në rrjetet sociale Princ Leka dhe Blerta shfaqin qartë që kalojnë mjaft kohë me njëri-tjetrin./vizionplus.tv