Dhurata romantike e Adrola Dushit ngacmoi ndjekësit/ Kush fshihet pas saj?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhurata romantike e Adrola Dushit ngacmoi ndjekësit/ Kush fshihet pas saj?

Prej disa kohësh tashmë, dyshja e njohur Adrola Dushi dhe Capital T po përfliten për një romancë mes tyre. Megjithëse janë përpjekur ta mohojnë lidhjen e re, faktet i kanë nxjerrë gjithmonë zbuluar. Disa herë ata janë arratisur bashkë për pushime, por asnjëherë nuk kanë publikuar foto me njëri-tjetrin. Megjithatë detajet nëpër fotot personale kanë zbuluar se ata kanë qenë gjithmonë në shoqërinë e njëri-tjetrit, por nuk preferojnë lidhjen ta bëjnë publike.

 

Romanca mes tyre vazhdon dhe ata duket se po jetojnë ditët më të lumtura me njëri-tjetrin. Së fundmi, Adrola ka publikuar në Instagram një foto përmes së cilës ka treguar se ka marrë një surprizë shumë romantike.

Advertisement

Ajo ka postuar në Instagram një foto në të cilën shihet me një tufë trëndafilash të kuq në duar dhe duket se ndodhet në një vend buzë detit. Dikush ka përgatitur një surprizë speciale për modelen dhe të gjithë janë të bindur se pas saj fshihet Capital T./ Living

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy