Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët.
Djemtë po bisedonin nëse ata janë në dijeni nëse e dinin se kush po u merrte atyre sendet personale dhe loja po kthehet interesante tashmë, pasi kanë ndodhur debate të shumta nga kjo situatë.
Ndërsa Gledisi dhe Floriani po bisedonin se do e merrnin njëri-tjetrin tek shtepia e luksit, Dijonisi u shpreh se do të merrte Valerin, por ai e refuzoi.
Pjesë nga biseda:
Dijonisi: Unë do të marr Valerin tek shtëpia e luksit.
Valeri: Kush tha që unë të vij?
Dijonisi: Do të vish, do të marr me zor.
Valeri: Nuk jam i përshtatshëm për luks. Gjej ata që janë të përshtatshëm për luks. Më pëlqen jeta e fshatit, thjeshtësia.
Gledisi: Po edhe aty në fshat je, aty ke xhakuzi mund të qetësohesh një orë.
Dijonisi: Do vish.
Valeri: Po pra ka të tjerë që mezi e presin sepse janë lodhur me këtë jetën këtu.
Dijonisi: O Valer po çfarë ecje ke o burrë, na fiksove të gjithëve.
Valeri: Unë mezi eci prej lodhjes.
Dijonisi: Je shumë sensual o Valer.
Valeri: Dhe kur lodhëm ë? Imagjino kur nuk lodhem.
Dijonisi: Dukesh shumë seksi. /vizionplus.tv