“Do më ndjek gjithë jetën”/ Olsi Bylyku tregon episodin që i ndodh më shpesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Do më ndjek gjithë jetën”/ Olsi Bylyku tregon episodin që i ndodh më shpesh

Aktori i njohur Olsi Bylyku ishte i ftuar këtë javë ne emisionin  “Jonida’s room” për të folur rreth karrierës së tij si aktor dhe emisionit të tij më të ri.

 

Olsi pranoi se të jesh një aktor, i cili duhet të prodhojë çdo javë, kërkon shumë investim dhe është e lodhshme.

 

Advertisement

Madje, na rrëfeu dhe një episod komik që i ndodh shpesh kur ulet me persona të ndryshëm.

 

“Më ndodh shpesh të jem në tavolinë me dikë dhe të thotë: Hë na bëj pak për të qeshur, ose vetëm ty të shikoj, kur ndërkohë këtë frazë ia thotë gjithë aktorëve. Është diçka që do të na ndjekë gjithë jetës. Ky është një kompliment, dhe unë e vlerësoj shumë. Sepse të gjithë aktorët e di sa shumë investojnë për të patur atë lloj produkti, sepse është një konsum i përjavshëm. Nuk është që dalin një herë apo dy herë, sikur vetëm të mësosh pesë skenare në javë është tëpër e lodhshme. Njërëzit shohin vetëm pjesën kur dalim në skenë të kuruar, por në prapaskenë bëhet realisht një punë shumë shumë e lodhshme. Të gjitha situatat që kanë të bëjnë me jetën time unë i inskenoj. Meqë kemi një emision çdo javë, ne mundohemi që çdo skenë të mundshme ta inskenojmë. Çfarë na ndodh në jetën e përditshme ose barsaleta të ndryshme, i inskenojmë pasi ne jemi në trasmetim çdo javë dhe është e pamundur të kesh atë lloj prodhimtarie”, u shpreh Olsi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy