Do të habiteni kur ta zbuloni! Morena Taraku zbulon profesionin që do ndiqte po të mos bëhej këngëtare (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Do të habiteni kur ta zbuloni! Morena Taraku zbulon profesionin që do ndiqte po të mos bëhej këngëtare (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Morena Taraku, u shpreh para disa ditësh se nëse do të kthente kohën pas, nuk do donte që të bëhej e famshme.

“S’do bëhesha kurrë person publik, sepse njerëzit flasin shumë e kurrë nuk mund të dinë të vërtetën”, është shprehur Morena.

Lidhur me këtë deklaratë, Morena ka folur në një intervistë për “Story.al”. këngëtarja që tërheq shpesh vëmendjen me deklaratat që bën, shtoi se fama nuk ka ndikuar aspak në karakterin e saj dhe është po e njëjta.

Advertisement

Madje nëse nuk do të bëhej këngëtare, Morena ka zbuluar se çfarë profesioni do të dëshironte të kishte.

Ajo është shpehur se dëshironte të studionte për farmaci apo ndonjë degë tjetër të mjekësisë.

“Mua më pëlqen shumë farmacia. Gjithçka në lidhje me mjekësinë më pëlqen. Në zemrën time unë kam shumë humanitet dhe ndihem mirë kur ndihmoj dikë, pa marrë parasysh çka”, tha Morena.

Gjithashtu Taraku rrëfeu se po jeton në Stamboll aktualisht dhe po përgatit disa këngë në gjuhën turke. Ndërsa disa ditë më parë, Morena pohoi që është në një lidhje dhe madje shumë e lumtur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy