E kanë përdorur famën për t’iu shpëtuar gjobave? Si përgjigjen Ori Nebijaj dhe Jonida Maliqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E kanë përdorur famën për t’iu shpëtuar gjobave? Si përgjigjen Ori Nebijaj dhe Jonida Maliqi

Moderatorja Ori Nebijaj ishte e ftuar sonte në emisionin “Jonida’s room” në një intervistë ndryshe, ku foli për televizionin, politikën dhe jetën e saj.

 

Nëpërmjet lojës me shots, Ori së bashku me Jonida Maliqin na rrëfyen shumë detaje ekskluzive.

 

Advertisement

Pyetjes se a e kanë përdorur famën për t’i shpëtuar ndonjë gjobe, vajzat iu përgjigjen duke treguar raste konkrete.

 

“Të gjitha gjobat që kam marrë i kam marrë pa qënë prezente.Gjëja më e lezetshmë që më ka ndodh është në fushatë ku kandidoja për forumin rinor  kam shkuar në zonën e Mallakastrës që është zona e origjinës time ishim pak shpejt por makinës nuk i jepja unë. I them shefi na prit gjobën por na lër shpejt të ikim sepse jemi vonë. Më pyeti nga je me origjin i thashë nga Mallakastra, e kujt je ti kaq e gjatë nga Mallakastra dhe i thashë kam rënë në fis të mire”, tregoi Ori.

 

Advertisement

“Ndërsa mua më ka ndodhur ti thyej rregullat sidomos me shpejtësinë por sapo them jam Jonida Maliqi i them më lër të shkoj.”

 

Ndër të tjera vajzat na rrëfyen dhe një episod për të qeshur, që iu kishte ndodhur në një plazh nudistësh në Malin e Zi.

 

Advertisement

“Kam qënë në Mal të Zi me prindrit dhe bëmë turin për të parë Ulqinin dhe pati një problem anija dhe të gjithë zbarkuan dhe unë kam qënë 17 vjec me mamin dhe motrën.Ishte shumë e sikletshme nuk dua ta paragjykoj por shikoja nënën,babain ,djalin ,vajzën dhe  ishin të gjithë nudistë. Patëm një lloj paranojë pasi nëse ne do qëndronim gjatë aty ata do bënin si tip proteste dhe ne ishim të detyruara të zhviseshim ndaj vrapuam dhe të mund të rrinim sic donim”, tregoi Jonida

 

“Edhe mua më ka ndodhur një histori e tillë pikërisht në Ulqin, por ndryshe nga ti ne vetëm kemi kaluar aty nuk kemi ndalua”, shtoi Ori.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy