Ekskluzive/ Kledi Bahiti dhe Pejana Elezi prezantojnë për herë të parë djalin e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ekskluzive/ Kledi Bahiti dhe Pejana Elezi prezantojnë për herë të parë djalin e tyre

Të ftuar këtë javë në emisionin “Jonida’s room” në Vizion Plus ka qënë Kledi Bahiti, së bashku me partneren Pejana Elezi dhe djalin e tyre Gred.

 

Në një intervistë ndryshe ata kanë rrëfyer historinë e njohjes së tyre dhe kanë prezantuar për herë të parë djalin e tyre.

 

Advertisement

Çifti i njohur tregoi se ardhja në jetë e Gred është një lumturi e papërshkrueshme dhe se kishin vendosur të mos e nxirrnin në studio televizive por nuk mund t’i thonin dot jo ftesës së Jonida Maliqit.

 

“Nuk besoj se ka fjalë për të përshkruar ndjesinë që të jep një fëmijë.Do themi lumturi por ska fjalë për këtë ndjesi pasi është përtej limiteve dhe imagjinatës.Ne kishim vendosur të mos shkonim në asnjë studio dhe pse na kanë ftuar shumë por Jonidës nuk mund ti thonim dot jo, dhe ja ku jemi.”

 

Advertisement

Ndër të tjera, çifti i njohur foli dhe për marrëdhënin që kanë me sportin dhe artin, gjë e cila i bën akoma më shumë bashkë në biseda.

 

“Bisedat që bëjmë në shtëpi janë kryesisht për sportin por dhe artit. Jemi ndër ato ciftet e rralla që ulemi dhe shohim ndeshje futbolli në darkë,bëjmë dhe tifo bashkë.Kemi dhe dikutime për artin në darkë kur Gredi fle unë shkruaj ndonjë gjë dhe pye Kledin si duken.Cështjen e profesionit e kemi kaluar dhe jemi mire”, tha Pejana

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy