minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
“Emocione, rrahje zemre dhe sfida”, starton sot “Ferma Vip”! Fjoralba Ponari: Ku mund ta ndiqni LIVE 24 orë - Struga.info


“Emocione, rrahje zemre dhe sfida”, starton sot “Ferma Vip”! Fjoralba Ponari: Ku mund ta ndiqni LIVE 24 orë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Emocione, rrahje zemre dhe sfida”, starton sot “Ferma Vip”! Fjoralba Ponari: Ku mund ta ndiqni LIVE 24 orë

Pritjes i erdhi fundi. Starton sot “Ferma Vip”, reality show që do t’ju mbajë mbërthyer 24 orë para ekranit.

16 konkurentët janë gati të zhvishen nga jeta e qytetit dhe t’i bashkohen fshatit.

Teksa na ndan vetëm një orë e gjysmë nga nisja e spektaklit, gazetarja e Vizion Plus, Borana Demiri, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga studio qendrore e “Ferma Vip” tha se emocionet janë të jashtëzakonshme.

Borana Demiri: Emocionet janë të jashtëzakonshme ndërsa të gjithë janë në aksion për të kuruar detajet e fundit. Produksioni ka zgjedhur të na mbajë zgjuar kureshtjen duke zbuluar pak detaje.

Advertisement

Ndërsa moderatorja e “Ferma Vip”, Fjoralba Ponari, e cila do të jetë në këtë rrugëtim së bashku me Bes Kallakun, ka premtuar emocione të forta në natën e parë të spektaklit.

Fjoralba Ponari: Unë nuk dua të të zbuloj shumë, por pak dhe e sigurt është fakti që do të kemi surpriza. Premtojmë emocione të forta, rrahje zemre dhe sfida. Protagonistët do të lënë shkëlqimin e jetës së qytetit për t’i shkuar afër tokës. Jam shumë falenderuese për këtë mundësi që më është ofruar megjithë produksionin dhe me Holta Dulakun. Është përgjegjësi e madhe dhe sfidë por jam e bindur që do jap maksimumin tim.

Ndërkohë fermerët më të famshëm në Shqipëri tashmë mund t’i ndiqni në kanalet më poshtë:

Nëpërmejt Vizion Plus të hënën dhe të premten

Advertisement

Dy kanale të dedikuara të platfomrës Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2.

Po ashtu do të kemi dhe livestreamet në Vizion Plus./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy