EMRI-FOTO/ Përplaset për vd*kje aktorja dhe modelja e njohur braziliane

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI-FOTO/ Përplaset për vd*kje aktorja dhe modelja e njohur braziliane

Aktorja dhe modelja e njohur braziliane Cristina Rosa de Oliveira është përplasur për vdekje nga një makinë që lëvizte tej normave të lejuara, ndërsa kishte ndalur mjetin e saj dhe po rregullonte gomën në autostradën GO-217 pranë Piracanjuba, në shtetin brazilian të Goias.

Mediat braziliane raportojnë se modelja e cila ishte në një udhëtim me shoqet e saj, bëri një ndalesë të detyruar pasi makina e saj kishte shfaqur probleme.

Ajo ndali mjetin në një “xhep” të autostradës për të rregulluar një nga gomat e makinës që kishte shfaqur probleme, por në momentin që zbriti u përplas për vdekje nga një makinë me shpejtësi.

Advertisement

Policia braziliane thekson se drejtuesi i mjetit që shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse, u largua menjëherë nga vendngjarja.

Mikesha e viktimës Laura Teixeira, shkruante në rrjetet sociale: “Ne përfunduam organizimin e punës për agjencinë tonë që prisnim prej kohësh, por ndodhi tragjedia. Të desha shumë mikesha ime, një dhimbje të madhe ndjej”.

Zyrtarët thanë se hetimet vijojnë për rrethanat e tragjedisë dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy