Fjala “ikonë” është përhapur shumë, por ka njerëz të caktuar që i përshtaten aq mirë sa asnjë tjetër Jennifer Aniston është një nga këta njerëz. Bukuria e Aniston dhe talenti e bëri atë më të pëlqyerën e Amerikës, por udhëtimi i saj për të hyrë në zemrat e fansave ka qenë i gjatë. Aniston nuk ishte një yll i menjëhershëm. Vetëm pas shumë vitesh studimi për aktrimi dhe padyshim audicioneve rraskapitëse ajo më në fund mori atë që meritonte. Por asgjë nuk është rastësi duket se rrënjet e aktrimit dhe famës ajo i ka patur në familje.
Jennifer Aniston ka lindur për të qenë një yll; nuk ka dyshim për këtë. Por ndoshta e ndihmoi dhe fakti që babai i saj, John Aniston, ishte gjithashtu në biznesin e televizionit. Siç vuri në dukje “The Sun”, babi i saj ka qënë aktor i nominuar për çmimin Emmy ashtu si ajo. John është i njohur për rolin e tij si Victor Kiriakis në serialin e NBC “Ditët e Jetës Tonë”, dhe ai ishte i nominuar për një Emmy si Aktor mbështetës në një Serial Dramë në 2017./ Living