“Ferma VIP” në lupën e miqve dhe familjarëve të fermerëve, Sarah Berisha: Ditea shumë strikte! Niko Komani: Fitova durimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ferma VIP” në lupën e miqve dhe familjarëve të fermerëve, Sarah Berisha: Ditea shumë strikte! Niko Komani: Fitova durimin

Me emocione të forta u shoqërua spektakli “Ferma VIP” mbrëmjen e djeshme. Xhesika Polo dhe Baby G u përballën në një sfidë, të cilën këngëtarja Polo e humbi. Si pasojë ajo u eleminua nga gara, por Rozana Radi arriti që ta kthente me hajmalinë e saj.  Një eliminim i dyfishtë më pas, përjashtoi nga gara fermerin Egzon Berisha.

Për të folur rreth polemikave, fermerëve dhe asaj çfarë ka sjellë spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ishin të ftuar në “Vizioni i Pasdites” ish-fermeri Niko Komani, motra e fermeres Ditea Berisha, Sarah Berisha dhe miku i ngushtë i Glorias, Marjan Geci. Në një lidhje me Skype ishte gazetarja nga Kosova, Albina Zeneli.

Biseda në studio

Niko Komani: Kam qenë i lodhur ditët e para pasi dola. Por i lumtur që pashë njerëzit për të cilët më kishte marrë malli. Më mungojnë njerëzit që janë brenda.

Advertisement

Albina Zeneli: Kosovë-Shqipëri jemi një. Kanë pasur nevojë trojet shqiptare për të pasur një “Ferma VIP”.

Niko Komani: Roberti ishte i fortë goxha, por nuk e di a do ta përballonte finalen. Ditët e fundit para se të dilte ishte pak më i mërzitur, nuk bënte humor. Për këtë arsye nuk mendoj se do kishte shkuar shumë larg.

Sarah Berisha: Rrjetet sociale sot janë më “in”. Kemi rastin e Dijonisit, i cili ka dalë tre herë i preferuari i publikut. Ndiqen më shumë në rrjete sociale dhe fansat janë më aktivë aty. Ditea është ashtu siç është jashtë. Ne jemi dy të kundërta që plotësojmë njëra-tjetrën. Ditea është e qetë, por nëse e ngacmon ajo është shumë nevrike. Shpesh e shoh edhe të mërzitur, sepse është mungesa e familjes, e shoqërisë, jetës jashtë. Ne e shohim atë çfarë bën, ndërsa ajo jo. Ditea është shumë emocionale, qan për çdo gjë. Është edhe strikte, është edhe jashtë kështu. Në një reality show të tillë ka gjithmonë pakënaqësi, sepse kapesh për gjëra të vogla.

Marjan Geci: Kam më shumë se 5 vite që e kam në rrethin tim të ngushtë. Për mua ishte surprizë sepse i thoja gjithmonë ty nuk të shoh në një format të tillë, duke qenë se është shumë impulsive. Gloria është ajo vajza që nuk të bën asnjëherë keq. Për Glorian asgjë nuk është e pamundur, sepse është shumë ambicioze. Gjithmonë ka dashur pavarësi dhe që në moshën 16-vjeçare ka qenë në punë. Për atë nuk shoh asgjë të paarritshme. Dy net para se të niste “Ferma VIP”, isha në kafe me Glorian dhe nuk më tha asgjë. Ishte surprizë dhe për mua. Më pëlqen që ka hyrë në atë format sepse njerëzit duhet ta shohin Glorian edhe si një vajzë të fortë dhe punëtore. Aty është Gloria e vërtetë, nuk është vetëm Gloria e bukur që duket në rrjete sociale.

Advertisement

Albina Zeneli: Ditea është një shembull i mirë se si njerëzit mund të qëndrojnë 24 orë në kamera dhe mos degradojnë.

Sarah Berisha: E vlerësoj shumë.

Niko Komani: Kafshonim veten, sepse aty ndodhnin situata…jemi lodhur shumë për të ndërtuar karrierën tonë që ta shkatërronim aty për një debat.

Si ka ndikuar “Ferma VIP” te Niko Komani?

Advertisement

Niko Komani: Për mua ka qenë shumë ndryshe që zgjimi të ishte i përditshëm në orën 5 ose 5:30, mendoj. Nuk ka qenë diçka e zakonshme për mua që të pastroja stallat. Ishte diçka e çuditshme në fillim, por ne u mësuam. Shumë nice, unë nga aty kam fituar durimin.

Sarah Berisha: Ndonjëherë të lënë dhe nervat fare.

Niko Komani: Kjo pjesa e nervave nuk e di, kam ikur, kam shpërthyer dhe kam qarë me Ditean, Glorian dhe Elsën, me të cilën kam qenë afër. Është një eksperiencë shumë e veçantë.

Sarha Berisha: Të tilla formate të nxjerrin zbuluar 360 gradë. Një person sado të mundohet nuk mund të shtiret dot. Strategjia 24 orë nuk funksionon.

Advertisement

Sarah Berisha ka komentuar edhe komentet lidhur me Ditean dhe Robert Berishën i cili u largua disa javë më parë.

Sarah Berisha: Pjesa e Robertit u keqkuptua shumë. Nuk mund të them që kishte komente negative, por shikoja “ai është i lidhur”, “ajo pranon ngacmimet”. Albano dhe Roberti kanë ngacmuar gocat, dhe gocat ia kanë pranuar shakanë. Por jashtë shikohet dhe perceptohet ndryshe. Nuk e besoj se mund të lindë diçka aty, por unë nuk jam në zemrën e askujt dhe nuk do doja ta komentoja këtë pjesë.

Kush do ta fitojë

Albina Zeneli: Pretendent për ta fituar është shumë herët, por ndoshta Albano, Çiljeta, Baby G do të arrijë diku sepse është futur me një qëllim të saktë. Ka pesonazhe që ia vlen dhe “Ferma VIP” shikohet me të madhe nga ne./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy