Feston ditëlindjen, e ëma e Dua Lipës djeg rrjetin me fotot, ja mesazhi i këngëtares

Pinterest LinkedIn Tumblr +
nena dua lipa

Nëna e Dua Lipës, Anesa feston sot ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte urimi i së bijës. Këngëtarja ka zgjedhur t’ja urojë ditëlindjen me një dedikim mjaft të ëmbël e të ndjerë dhe disa foto të shkrepura ndër vite.

“Gëzuar ditëlindjen nëna ime e bukur, e ëmbël, e dashur, dhe përtej kësaj gruaja më e fortë në jetën time. Faleminderit që ekziston! Ne të gjithë jemi shumë me fat që ju keni udhëhequr gjatë jetës me dashurinë dhe mbështetjen tuaj të pakushtëzuar – Unë të dua, ne të duam. Mbretëresha jonë !!!”, ka shkruar Dua pranë fotove.

Në Instagramin e Duas kanë vërshuar komentet pozitive për të ëmën, e cila duhet thënë se është në formë të mirë fizike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy