FOTOT: Qindra elefantë gjenden të ngordhur në mënyrë misterioze

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më shumë se 350 elefantë janë gjetur të ngordhur në Botswana, Afrikë, për shkaqe të panjohura.

Fotografitë ajrore tregojnë kafshët e ngordhura të shpërndara kudo. Autoritetet kanë marrë mostra nga elefantët për të zbuluar shkaqet. Deri tani nuk ka asnjë përgjigje nga laboratori se çfarë e ka shkaktuar ngordhjen masive të elefantëve.

Dyshimet janë që kafshët mund të jenë helmuar, por nuk ka asgjë të konfirmuar. Nuk dihet as nëse këto kafshë të ngordhura përbëjnë rrezik për shëndetin e njerëzve. Kjo pasi sepse trupat e elefantëve të ngordhur nuk janë hequr por janë lënë aty.

Banorët vendas të zonës kanë thënë se i kishin parë më përpara kafshët të ecnin. Ata kanë sugjeruar se elefantët mund të kenë ngordhur si pasojë e ndonjë helmimi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy