“Fund i përgjakshëm”, mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme, postimi i çuditshëm i këngëtarit shqiptar para vdekjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Fund i përgjakshëm”, mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme, postimi i çuditshëm i këngëtarit shqiptar para vdekjes

Mbrëmjen e djeshme pas një përleshje me armë në Shkup, në rrugën e njohur si “Rruga e Plastikave” ka mbetur i vdekur këngëtari dhe blogeri shqiptar, Amar Ismani. Tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lajmin e trishtë e kanë konfirmuar edhe familjarët e Amarit nëpërmjet rrjeteve sociale.

Amar ishte një këngëtar shumë i njohur në Maqedoni dhe me një popullaritet të lartë në rrjete sociale, ku ndiqej nga më shumë se 300 mijë persona në Instagram.

Një muaj më parë, Amar njoftoi se ishte fejuar dhe mënyra si zgjodhi të ndante lajmin e bukur duket si një parashikim i fundit të tij të hidhur.

Advertisement

Me rreshta nga Tupac Shakur, në fotot e tij shkruhet:

“Gjithçka që kam nevojë në këtë jetë të mëkatit, jemi unë dhe e dashura ime. Nga nisja deri në një fund të përgjakshëm, vetëm unë dhe e dashura ime”.

“Sjom mo”, “C’est la vie”, “Shawty”, “Ferrari”, janë disa prej këngëve të tij të njohura./vizionplus.tv

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy