Histori dashurie si në filma me ish-konteshën franceze, Genti Kame: Rastësia i bën gjërat ashtu siç duhet, u njohëm në kafenenë që s’e frekuentonim kurrë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Histori dashurie si në filma me ish-konteshën franceze, Genti Kame: Rastësia i bën gjërat ashtu siç duhet, u njohëm në kafenenë që s’e frekuentonim kurrë

Aktori dhe regjisori Genti Kame, ka përjetuar një histori dashurie, që jo shpesh e hasim në përditshmërinë tonë. I ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, Genti ka treguar për jetën e tij, stilin dhe filmat, por veçanërisht për martesën me ish-konteshën franceze. Një histori e rrallë dashurie.

Pranvera Borakaj: Është shum interesante kur kërkon në internet për emrin tuaj, titujt kryesorë janë “Dashuria si në filma me ish-konteshën franceze”. Histori e cila mund të konsiderohet si në filma, dashuri me shikim të parë. E nise duke shoqëruar një shok i cili ishte pak i dehur dhe përfunduat duke e gdhirë gjithë natën nga bukuroshja që patë përballë.

Genti Kame: Rastësia i bën gjërat ashtu siç duhet. Nuk e kisha fare ndërmend të dilja atë ditë. Ky shoku, që e kam si vëlla, është francez, më thotë “jam 10 minuta larg nga shtëpia jote. Një shoku im po xhiron një film, hajde më ndihmo pak”. Vajta. Pimë diçka, por nuk doja që ai të merrte makinën dhe meqë kisha shtëpinë afër, i thashë hajde shkojmë te shtëpia, pimë dhe një gotë tjetër, por shpresoja ta zinte gjumi që mos nisej. Kalojmë rastësisht para një kafeneje ku ishte Jolene. Ishte një kafene që unë nuk e frekuentoja kurrë sepse ishte në cep të Bulevardit ku kalonin makina. As ajo nuk shkonte kurrë atje. E pashë, u pamë. I fola unë i pari dhe ajo u çua edhe…ajo kishte një qen. Iku pa thënë gjë dhe la shoqen e saj atje. Mendova “ç’pati kjo”. Pas dy minutash vjen me qenin, duhet ta nxirrte qenin dhe ky qeni ishte identik me një qen që unë kisha pasur kur isha në Itali. I thashë “unë kam pasur të njëjtin qen.” Janë një racë shumë specifike, një kryqëzim i rrallë që mezi gjendet. Tha “është e pamundur të kesh pasur të njëjtin qen”. I thashë “hajde te shtëpia ime të të tregoj foton.”

Advertisement

Pranvera Borakaj: Erdhi te shtëpia?

Genti Kame: Erdhi.

Pranvera Borakaj: Ia tregove foton?

Genti Kame: Padyshim. Dhe ajo kuptoi që unë isha një njeri shumë i sinqertë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy