Ish-komandanti i Forcave Speciale të Ushtrisë i del në mbrojtje Princ Lekës: Besnik dhe baba i përkushtuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-komandanti i Forcave Speciale të Ushtrisë, Dritan Demiraj i ka dalë në mbrojtje Princ Lekës, i cili po përballet me një situatë të vështirë pas publikimit të videos ditën e djeshme.

Demraj përmes një postimi në Facebook, thotë se ka miqësi të ngushtë familjere me Lekën prej 22 vitesh dhe e njeh si një djalë të edukuar dhe të mençur.

Ai gjithashtu hedh poshtë akuzat e Elia Zaharias, e cila në videon e bërë publike dje, akuzon Princin se ka katër klasë shkollë dhe ka diplomë të falsifikuar.

Advertisement

Dritan Demiraj: Me Princ Leken kam miqesi te ngushte familjare per me shume 22 vite. Gjithashtu kam patur privilegjin qe te punoj ngushte me shume se 5 vjet ne familjen mbreterore. Gjate ketyre viteve kam drejtuar personalisht pergatitjen e tij ne shume disiplina. Per tre vite me radhe Princi me shume perkushtim stervitej çdo dite nga 5 ore per te kaluar me sukses nje nga Akademite Ushtarake me te mira dhe te veshtira ne bote ‘Royal Military Academy Sandhurst, te cilen na beri krenar pasi e perfundoi me shume sukses.

Tek Princ Leka krejt ndryshe nga shume te njohur te tjere kam pare nje djale super te edukuar dhe te mençur.  Nje prind te perkushtuar si askush tjeter, nje djale shume besnik dhe te perkushtuar ndaj familjes, shokeve dhe me dashuri te madhe ndaj Kombit Shqiptar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy