Jennifer Lopez postoi pozat seksi nga palestra, fansat e “sulmojnë” për detajin që kapin… (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jennifer Lopez postoi pozat seksi nga palestra, fansat e “sulmojnë” për detajin që kapin… (FOTO)

Pak ditë më parë, Jennifer Lopez, postoi në “Instagram” disa poza ku tregonte se po bënte palestër në shtëpinë e saj në Miami.

Teksa kishte pozuar para pasqyrës, këngëtarja e famshme tregoi trupin e saj plot muskuj dhe në super formë.

Por fansat e saj përveçse kanë vënë re format e 50-vjeçares, kanë kapur edhe një detaj tjetër. Në fotot e saj shfaqet edhe një burrë me maskë.

Advertisement

Madje ndjekësit e saj me humor janë shprehur se aktorja e dashur për publikun po mbante peng njeriun misterioz.

“Pse ka një burrë në sfond me një dorë mbi gojën e tij?”, pyet një ndjekës. Burri, i cili kishte kokën tullace, dukej sikur kishte një maskë në fytyrë.

Por, në foto disave u dukej sikur dikush kishte vendosur dorën mbi gojën e tij. Një ndjekës komenton “Çfarë ndodh me burrin që e ka gojën e mbyllu?”

Nuk ishte e qartë se kush ishte njeriu dhe ai mund të ketë qenë trajner që qëndronte në shtëpinë e JLo-së, apo dikush që e vizitoi yllin në stërvitje.

Advertisement

Jennifer është mbyllur në shtëpi me partnerin e saj Alex Rodriguez dhe fëmijët e tyre.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy