Julia Roberts tashmë e fokusuar totalisht tek martesa dhe fëmijët, si është një ditë në jetën e saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Julia Roberts tashmë e fokusuar totalisht tek martesa dhe fëmijët, si është një ditë në jetën e saj

Julia Roberts është një ndër aktoret më të famshme dhe të dashura të Hollivud-it. Me talentin dhe bukurinë që e karakterizon, ajo shpejt arriti majat në industrinë e filmave duke u kthyer në një ikonë botërore. Julia është një ndër aktoret më të kërkuara të brezit të saj, duke marrë shumë vlerësime nga kritikët dhe publiku i gjerë për filma si “Pretty Woman”, “Steel Magnolias”, “The Pelican Brief”, “Erin Brockovich” dhe “August: Osage County” ndër të tjera.

 

Julia Roberts tashmë e fokusuar totalisht tek martesa dhe

 

Advertisement

Gruaja me buzëqeshjen më të bukur në botë vazhdon edhe sot të magjepsë audiencën me karizmën, humorin karakteristik dhe natyrën e dashur. Prej 4 vitesh, ajo nuk ka qenë më aktive në Hollivud dhe Julia ka shpjeguar se arsyeja është fakti se ka dashur të përqëndrohet tërësisht te martesa dhe fëmijët e saj. Për të familja është prioriteti kryesor dhe është tejmase e dedikuar. Kjo nuk do të thotë se Roberts ka hequr dorë plotësisht nga aktrimi, pasi aktorja ka bërë me dije se së shpejti do të rikthehet me një projekt të ri dhe të gjithë mezi presim ta shohim sërish në ekran. Ajo ka treguar se deri tani ka pasur nevojë t’i kushtojë të gjithë energjitë familjes, por ndonjëherë balancimi i kohës mes njerëzve të dashur dhe pasionit për aktrim është i vështirë.

Julia Roberts tashmë e fokusuar totalisht tek martesa dhe

 

Artistja ka shpjeguar se mëmësia është kënaqësia dhe ndjenja më e bukur që ka përjetuar në jetë. Përveç kësaj, ajo po shijon edhe procesin e të qenit një “shtëpiake” dhe punëve që vijnë me të. Roberts u ka mësuar fëmijëve aftësi praktike të jetës së përditshme si larja e rrobave, gatimi dhe kujdesja për veten pasi sipas saj të gjithë duhet t’i mësojnë në një moshë të vogël që të krijojnë pavarësi. Ajo, bashkëshorti dhe fëmijët konsumojnë bashkë çdo vakt dhe e vlerësojnë çdo moment që kalojnë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Advertisement

Julia Roberts tashmë e fokusuar totalisht tek martesa dhe

 

“Ata mendojnë se unë jam një kuzhiniere shumë e mirë dhe madje një herë më thanë se duhet të hap një restorant,”-tha Julia me shaka në një intervistë televizive disa kohë më parë. Ajo gjithashtu i dedikon shumë kohë hobit të saj, qepjes dhe i pëlqen të qepë fustane për kukullat e vajzës së saj, Hazel-it. Roberts është shprehur disa herë se ky proces e ka lidhur akoma më shumë me të./Living/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy