Justin dhe Hailey Bieber drejt divorcit? Çfarë thotë burimi i afërt i çiftit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Justin dhe Hailey Bieber drejt divorcit? Çfarë thotë burimi i afërt i çiftit

Pavarësisht thashethemeve se janë drejt divorcit, Justin dhe Hailey Bieber janë “shumë të lumtur së bashku”, siç konfirmon një burim nga ambienti i tyre.

Raportet e fundit donin që çifti të kalonte një krizë në martesën dhe divorcin e tyre. Mirëpo një person i afërt i tyre e ka përgënjeshtruar lajmin për People.

“Çifti po kalon shumë mirë. Nuk ka divorc, kjo nuk është e vërtetë. Ata janë shumë, shumë të lumtur”, tha ai.

Duke dashur t’i tregojë audiencës se janë mirë bashkë, Hailey Bieber ka postuar një story në Instagram me një foto të bashkëshortit të saj. Në të, këngëtarja shihet e shtrirë në shtrat, duke u përqafuar me qenin e tyre.

Thashethemet rreth martesës së saj me Justin Bieber nisën pasi babai i saj Stephen Baldwin ngriti shqetësime për mirëqenien e çiftit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy