Kamera e fshehtë/ Evi Reçin e bëjnë për ujë të ftohtë të ftuarat, reagimi epik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kamera e fshehtë/ Evi Reçin e bëjnë për ujë të ftohtë të ftuarat, reagimi epik

Një situatë e pakëndshme ka ndodhur për moderatoren Evi Reçi në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus.

Në pasditen speciale të përgatitur për natën e ndërrimit të viteve, stafi i bëri një kamer të fshehtë gjatë një intervistë me 3 vlogeret Rina Kuqo, Benalda Muço dhe Klaudia Çela. Gjithçka nisi normalisht, përveç hyrjes së Benaldës e cila që në hyrje as që e përshëndeti moderatoren, gjë që Evi Reçi e evidentoi por vazhdoi emisionin normalisht me idenë se është ‘live’.

Ishte pikërisht Benalda Muço ajo që u bë “molla e sherrit” edhe pse Evi ruante qetësinë në çdo moment. Blogerja i përgjigje pyetjeve me ironi, madje përgjigjej duke bërë pyetje.

Pyetjes “A e nxirrni jetën personale në vlog?” ajo ju përgjigj “Po ti a i ke marrë ndonjëherë ish të dashurit e tu në intervistë?”

Advertisement

Situata agravonte në çdo moment, pasi edhe dy vlogeret e tjera u bënë pjesë të kësaj kamere të fshehtë, megjithatë moderatorja e dashur e pasditeve arriti ta menaxhonte situatën duke zgjedhur të mos kundërpërgjigjet, por të vazhdojë drejtimin e emisionin në mënyrën më të mirë të mundshme deri kur Benalda zgjodhi të largohej nga studioja.

Nuk mund të mohohet se thellë – thellë Evi Reçi pati shumë pikëpyetje në lidhje me situatën e krijuar, pasi të ftuarat e vendosën jo pak në siklet bukuroshen e ekranit shqiptar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy