Kate Middleton reagon për herë të parë pasi zbuloi se ka kancer

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kate Middleton reagon për herë të parë pasi zbuloi se ka kancer

Princesha e Uellsit Kate Middleton ka ndarë mesazhin e saj të parë publik që kur u diagnostikua me kancer, duke thënë se është e tronditur dhe e pikëlluar nga sulmet në Sidnei. Kate Middleton, 42, tha në një mesazh në X, dikur Twitter.

“Jemi të tronditur dhe të pikëlluar nga ngjarjet e tmerrshme në Sydney më herët sot. Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur, përfshirë të dashurit e atyre që humbën dhe reaguesit heroikë të urgjencës që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët”, shkroi ajo.

Mesazhi i përzemërt i Kate erdhi pasi gjashtë persona u vranë kur një burrë 40-vjeçar goditi me thikë një turmë në një qendër tregtare të Sidneit.

Dëshmitarët treguan se si e panë burrin të godiste me thikë nëntë persona, duke përfshirë një nënë dhe foshnjën e saj nëntë muajshe. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy