“Kemi fermerë të tjerë në stol”, Eraldo Rexho zbulon “sekretet” e Ferma VIP dhe personazhet që do t’i bashkohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kemi fermerë të tjerë në stol”, Eraldo Rexho zbulon “sekretet” e Ferma VIP dhe personazhet që do t’i bashkohen

Drejtori i kastit të Ferma VIP, Eraldo Rexho ishte i pari që hapi sot “Ferma Club”. Me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova fansat dhe tifozët e zjarrtë do të mësojnë më shumë çdo të shtunë në ora 13:00, rreth fermerëve më të veçantë në Shqipëri.

Eraldo zbuloi se gjatë spektaklit do ketë surpriza dhe se përsonazhet VIP që do t’i bashkohen Ferma VIP nuk kanë mbaruar.

“Pika e fortë e kastit të Ferma VIP, është që pavarësisht fushave të ndryshme, diversiteti i vërtetë qëndron në karakterin e tyre dhe për këtë është bërë një punë e gjatë prej kohësh. Ka patur pjesë që nuk i kanë shfaqur në klipin prezantues, por gjatë rrugës kanë zbuluar shumë nga vetja e tyre. Jam i lumtur që janë të vërtetë. Nuk kanë shpikur apo sajuar histori”, u shpreh Eraldo Rexho./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy