Këngëtari Kelly zbulon detaje nga albumi i ri: Do të ketë muzikë nga rryma të ndryshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këngëtari Kelly zbulon detaje nga albumi i ri: Do të ketë muzikë nga rryma të ndryshme

Këngëtari Kelly ka qenë i ftuar në Vizionin e Pasdites, ku ka treguar detaje rreth albumit të tij të ri.

Ai ka zbuluar gjithashtu se pse ka zgjedhur këtë emër arti, teksa ka treguar se muzikën e ka pasur passion që i vogël.

“Ka qenë nofkë adoleshence pasi kam dëgjuar shumë këngëtarin R Kelly. Diku te 12-13 vjeç fillova muzikën. Jam munduar të shkruaj muzikë të mirë. I kam gati të gjitha këngët të shkruara vetë. Dëgjoja muzikë të mirë që të formohesha artistikisht”, tha ai, teksa ka kujtuar edhe fillimet e tij në muzikë.

“Tani i kujtoj me nostalgji, pasi kemi qenë goxha çuna që merreshin me muzikë. Edhe kushtet nuk kanë qenë si tani. Me aq sa kishim mundësi mundoheshim të bënim ato regjistrimet”, tha Kelly.

Advertisement

Këngëtari tregoi edhe pse u shkëput për njëfarë kohe nga muzika, teksa tha se në albumin e tij të ri ka rryma të ndryshme.

“Pauza ndodhi sepse muzika ndryshoi. Kaloi në një tjetër stad, nga një muzikë e bukur rock, kaloi në një muzikë më komeraciale që njerëzit e përqafuan. Shijet ndryshojnë. Unë si artist mendova të bëj një pauzë për të kërkuar atë tingullin e ri për ta sjell në treg. Kam punuar për një album që do të ketë pak nga të gjitha, ka pop, rock, balada edhe këngë labçe”, u shpreh këngëtari, duke zbuluar edhe çfarë e frymëzon.

“Jeta e përditshme. Hallet nuk mbarojnë, dëgjon histori të ndryshme çdo ditë që të japin atë shkëndijën për të bërë diçka. Më tepër frymëzohem kur është ndonjë bisedë e që e ndjej”, tha ai. /vizionplus.tv

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy