“Kërcet druri ndonjëherë”, deklaratat e fundit e Soni Malajt për të bijën nxit polemika në rrjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kërcet druri ndonjëherë”, deklaratat e fundit e Soni Malajt për të bijën nxit polemika në rrjet

Një deklaratë e fundit e këngëtares Soni Malaj ka nxitur diskutime të mëdha në rrjet. Ajo tha se ka rregulla të rrepta për Anën, duke përfshirë mungesën e telefonit dhe përmendi një formë ndëshkimi ndaj saj që shkaktoi kritika nga një pjesë e mire e ndjekësve. Ana, aktualisht është 12-vjeçe.

“Jam munduar gjithmonë ta bëjë të kuptojë se ka një ndryshim mes Sonit si këngëtare në skenë dhe Sonit si mami në shtëpi. I flas gjithmonë që të kuptojë se edhe nëse mami vishte veshje provokuese nëpër performanca për të nuk ka shanse të ndodhë. Jam e rreptë”, ka thënë ndër të tjera Soni. Malaj theksoi se Ana nuk ka telefon edhe pse është 12 vjeç, por pranon se nuk e ndalon dot ekspozimin e saj ndaj rrjeteve sociale në klasë me shokët e shoqet. “Ana e di që mami është nga Tropoja dhe është shumë fanatike. E di ajo që kërcet druri ndonjëherë dhe unë nuk toleroj shumë”, ka thënë Soni duke qeshur.

Deklarata për ‘kërcitjen e drurit’ solli reagime të ndryshme në rrjetet sociale, me kritika të ashpër për mënyrën e saj në edukimin e vajzës. Disa përdorues të rrjeteve sociale shprehen të shqetësuar për efektin që këto komente mund të kenë në psikologjinë e vajzës së saj. Kritikat kanë nxitur një debat mbi përgjegjësitë e prindërve dhe për mënyrën e arsimimit e trajtimit të fëmijëve në kohën moderne, duke theksuar rëndësinë e një qasjeje të ndjeshme.

/vizionplus.tv

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy