Kjo është deputetja 54 vjet më e re që i ka marrë “mendjen” Silvio Berlusconit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kjo është deputetja 54 vjet më e re që i ka marrë “mendjen” Silvio Berlusconit

Në ditëlindjen e tij të 85-të, ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi mori me mijëra mesazhe urime nga bashkëpunëtorët dhe dashamirësit e tij ndër vite, por ai që tërhoqi vëmendjen ishte urimi i të dashurës së tij më të re. Dhe kur themi “më të re” nuk i referohemi veç kohëzgjatjes së marrëdhënies së tyre, por diferencës në moshë, pasi Marta Fascina është plot 54 vite më e re se biznsemeni dhe politikani i njohur.

Në një foto të postuar në llogarinë e saj në Instagram, deputetja e “Forza Italia”shkruan “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!”. Kaq ka mjaftuar që lajmi të marrë dhenë. Shumë nga ndjekësit e kanë bombarduar me komente negative për shkak të diferencës së madhe në moshë, por ka pasur edhe nga ata që i kanë shprehur përgëzimet e tyre çiftit.

Advertisement

Silvio Berlusconi nuk ka reaguar rreth kësaj deklarate të njeriut të zemrës. Përkundrazi gjatë një telefonatë për një radio italiane ai tha: “Urimet më të bukura të ditëlindjen i mora nga qytetarët që po protestonin sot në të gjitha sheshet e Romës. Kjo tregon se jam akoma i rëndësishëm në politikën italiane”.

View this post on Instagram

Advertisement

A post shared by Marta Fascina (@mf9milan)

Dashuria e Silvio Berlusconi-t dhe Marta Fascina-s ka lindur para një viti. Ish -kryeministri u pa gushtin e kaluar në Sardegna, në Villa Certosa, në shoqërinë e të dashurës, më të lumtur se kurrë./ Living

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy