
Këngëtarja dhe sopranoja e njohur shqiptare, Vikena Kamenica ka rrëfyer disa sekrete nga jeta e saj në Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Ajo ka thënë se gjatë kohës që ka qenë studente i ndodhte edhe që të shkonte e papërgatitur, por kjo gjë binte në sy të pedagogëve.
Vikena tregoi se ajo ka qenë një tip inteligjent që i kapte gjërat shumë shpejt, por i ndodhte që edhe të shkonte e papërgatitur, dhe pavarësisht hileve të vogla, nuk mund t’ia hidhte pedagoges së saj, e cila ndonjëherë edhe e “gjuante”.
Pjesë nga biseda:
Pranvera Borakaj: Kaloje shumë kohë duke studiuar?
Vikena Kamenica: Nuk është se kaloja shumë kohë, sepse ja kuptova vetes shumë shpejt që i kapja gjërat. E kam jetuar adoleshencën, rininë. E dija kur do të studioja. Madje ka qenë Ilirjana Dema, kur shkoja ndonjëherë pa përgatitur, kur vinte ora e mësimit ku ta kapte, thoshte e di që ti nuk ke studiuar fare. Unë e bëja saktë, por e ulja ritmin. Ulja ritmin që në fillim, ajo e kuptonte që unë atë nuk e kisha parë. Kjo ishte një nga gjërat që më ka shoqëruar.
Pranvera Borakaj: Shpirti rebel?
Vikena Kamenica: Shpirti rebel po, se unë bëja dhe opera.