
Dy nga tre qenët e llojit “Bulldog” të këngëtares Lady Gaga janë vjedhur mbrëmjen e së mërkurës dhe ajo po ofron gjysmë milionë dollarë për këdo që do t’i gjejë qentë e saj.
Shëtitësi i qenve të këngëtares u qëllua disa herë në Los Angeles nga disa persona, të cilë arritën të vidhnin dy nga tre qentë që ai po shoqëronte për xhiron e darkës.
Pas të shtënave me armë ndaj Ryan Fischer, qentë Koji e Gustavo u morën nga grabitësit, ndërsa Fischer u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Advertisement