“Ma ka nxirë jetën, por…”, miku i zbulon Zaimina Vasjarit “fiksimin” që ka… (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ma ka nxirë jetën, por…”, miku i zbulon Zaimina Vasjarit “fiksimin” që ka… (FOTO)

Duket se këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, është e fiksuar pas perfeksionit në pamjen e saj. Këtë e ka zbuluar miku i saj, Olti Shulla.

Make-up artisti i njohur ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku foli për vajzat e njohura të ekranit dhe zbuloi disa nga prapaskenat e punës me ta.

Gjatë intervistës, ai u shpreh se Zaimina ka qenë një nga vajzat e njohura të ekranit që ia ka “nxirë” jetën me kërkesat e saj.

Advertisement

“Cila është femra më e vështirë për të rregulluar? Ajo që ‘ta ka nxirë jetën’ për perfeksion”, e pyeti moderatorja.

“Ndoshta në vitet më përpara ka qenë Zaimina. Nuk është se ma ka nxirë sepse kemi patur edhe miqësi, por ka qenë diçka e vështirë. Ajo i ka të përmbledhura të gjitha, ka patur edhe pjesën e humorit që i bashkëngjitej”, u përgjigj ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy