Michael Jordan jep miliona dollarë për të ndihmuar vendlindjen e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Michael Jordan jep miliona dollarë për të ndihmuar vendlindjen e tij

Legjenda e NBA-së, Michael Jordan po dhuron 10 milione dollarë për të hapur dy klinika të reja mjekësore në qytetin e tij të lindjes Wilmington, në Karolinë të Veriut.

Klinikat që janë të planifikuara të hapen në vitin 2022, do t’u shërbejnë banorëve pa sigurim mjekësor të New Hanover County.

“Gjithkush duhet të ketë akses në kujdesin shëndetësor cilësor, pa marrë parasysh se ku jeton, ose nëse ata kanë apo jo sigurim. Wilmington ka një vend të veçantë në zemrën time dhe është vërtet kënaqësi të jem në gjendje të ndihmoj komunitetin që më ka mbështetur gjatë gjithë jetës sime”, tha Jordan në një deklaratë.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që Jordan, i cili zotëron Charlotte Hornets, ndihmon komunitetin e tij.

Advertisement

Në vitin 2017, Jordania ofroi 7 milion dollarë për Novant Health për të hapur dy klinika në Charlotte.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy