Modelja e famshme tregon se si e trajtoi depresionin dhe problemet mendore: Ushqimi për mua është ilaç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Modelja e famshme tregon se si e trajtoi depresionin dhe problemet mendore: Ushqimi për mua është ilaç

Modelja e njohur braziliane Gisele Bundchen zbuloi së fundmi në ‘The View’ se ajo kaloi një periudhë të trazuar me probleme të shëndetit mendor, të cilat më vonë kuptoi se ishin të lidhura me zgjedhjet e saj të jetesës, veçanërisht dietën ushqimore. Pavarësisht se kërkoi ndihmë nga specialistë të ndryshëm dhe kaloi atë që ajo thotë se ishte një fazë e vështirë me sulme paniku dhe depresion, ajo gjeti lehtësim kur u konsultua me një mjek i cili theksoi rëndësinë e ndryshimeve dietike.

Siç tha modelja 43-vjeçare: Më tha Gisele duhet të ndryshojmë dietën tënde dhe pyeta se çfarë lidhje ka dieta me sulmet e panikut? Por doktori më tha se gjithçka ka të bëjë me të.

Edhe pse në fillim hezitoi, ajo filloi një udhëtim transformues, duke përfshirë praktika të tilla si meditimi, joga dhe frymëmarrja së bashku me rregullimet dietike. Bundchen theksoi rolin vendimtar të ushqimit si një formë ilaçi në procesin e rimëkëmbjes së saj.

“Unë u bëra një person tjetër. Fillova të praktikoj meditim. Fillova të bëj joga. Fillova të praktikoj frymëmarrjen. Ishte një udhëtim i gjatë. Ushqimi për mua është ilaç”, theksoi ajo.

Advertisement

Në një intervistë tjetër modelja e famshme përshkroi regjimin e saj të ushtrimeve, i cili përfshin pilates dhe aktivitete kardiovaskulare, si dhe aktivitete në natyrë si sërf, not, kalërim dhe volejboll. Edhe pse nuk përmendet në intervistë, Bundchen është përfshirë edhe në jiu-jitsu që nga viti 2021, duke u stërvitur me Joaquim Valente, me të cilin raportohet se është në një lidhje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy