Motra e Florian Agalliut zbulon se kush është fansja më e madhe e fermerit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Motra e Florian Agalliut zbulon se kush është fansja  më e madhe e fermerit

Motra e Florian Agalliut, Dorina Vasjari foli sot në “Vizionin e Paadites” për lojën e vëllait të saj në Ferma Vip.

Në intervistën e saj për moderatoren Brikena Prifti, Dorina tha se familja e Florit e ka pëlqyer shumë lojën që ai po ndjek në fermë. Dorina tha se në fillim familjarët e Florianit ishin skeptikë për hyrjen në Ferma Vip, por që më pas ndryshuan mendim.

Më tej motra e fermerit tha se pika e dobët e Florianit është vajza e tij. Ajo tha se vetëm malli dhe dashuria për të bijën mund ta bëjë atë që të tërhiqet nga loja.

Ndërkaq Dorina zbuloi se e bija e Florianit është edhe fansja e tij më e madhe, e cila sapo mbaron detyrat qendron para ekranit për të komentuar lojën e të atit.

Advertisement

Dorina Vasjari: Loja e Florit na ka pëlqyer shumë,ashtu është në jetën e përditshme. Ashtu është gjithmonë. Në raport me miqësinë, Flori ka normat e veta. Kur na tha që do shkonte te Ferma fillimisht ishim skeptikë. Pasi na siguroi që është fomat i ri, dhe ato që do mernrin pjesë do kishin mundësinë të bënin diçka të bukur, ne e morëm me pozitivitet. I thamë shijoje deri në momentin që e ndjen që je ti…Pikë të dobët ka vetëm vajzën që ka jashtë, vetëm kjo mund ta penalizjë Florin, ajo është fansja e tij më e madhe, mendoj se vetëm dashuria që ka për atë mund ta bëjë që të tërhiqet./vizionplus.tv/ 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy