Muharrem Ahmeti: Dikur nëse kishe vokal bëheshe këngëtar, sot bëhesh edhe me lekë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Muharrem Ahmeti: Dikur nëse kishe vokal bëheshe këngëtar, sot bëhesh edhe me lekë

Në pjesën e tretë të emisionit “Vizion i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, ishte këngëtari Muharrem Ahmeti.

Këngëtari i cili solli një muzikë ndryshe në Shqipëri por që u përqafua në masë, tregoi se si ka qenë fillimet e tij.

Ahmeti tha se ai vjen nga Ohri, dhe ka ardhur në Shqipëri në moshën 17-vjeçare.

I pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se si ka qenë në atë periudhë të bëje muzikë, Ahmeti ka thënë se dikur nëse kishe vokal bëheshe këngëtar, ndërsa sot edhe nëse ke para dhe jo vokal prapë bëhesh këngëtar.

Advertisement

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Na trego për fëmijërinë tënde?

Muharrem Ahmeti: Kam lindur në Ohër. Në moshën 17-vjeçare erdha ën Shqipëri, pasi gjyshi im, ai që më ka lënë emrin është nga Shqipëria, nga Korça. Familja ime kaloi nga Korça në Strugë dhe pastaj në Ohër. Gjyshi im më thoshte shpesh se unë erdha në Maqedoni, por ti do të përfundosh në Shqipëri.

Brikena Prifti: Si erdhi vendimi, ishe i vetëdijshëm që do të këndoje?

Advertisement

Muharrem Ahmeti: Doja të vija në Shqipëri, por nuk kisha informata se si bëhej në Shqipëri. Në atë kohë stili im nuk njihej në Shqipëri, ndërsa në Maqedoni kisha 14 albume.

Brikena Prifti: Kur ka qenë albumi i parë?

Muharrem Ahmeti: 9 vjeç, në Kumanovë kam realizuar me kolegun tim të mrekullueshëm, Xhezair Elezi. E falënderoj shumë, realizova albumin e parë, pastaj vazhdoi rruga vetë.

Brikena Prifti: Edhe kur erdhe në Tiranë?

Advertisement

Muharrem Ahmeti: Fillimisht vija me babin tim, më ftuan për dasma, pastaj fillova në lokale nate. Në atë kohë shoqërohesha me Elvis Pupën, dhe ata pëlqenin shumë muzikën time, dhe u bëmë më shumë shokë dhe miq, deri kur arriti Visi që pse të mso bëjmë edhe një show. Faleminderit Zotit i lidhi gjërat.

Brikena Prifti: Aspak e lehtë besoj faza e parë e nisjes së karrierës?

Muharrem Ahmeti: Ka qenë shumë më e vështirë. Pa keqkuptim por po them se për punën e artiti sot, në kohën time nëse kishe vokal bëheshe këngëtar, nëse sot nëse ke lekë bëhesh këngëtar. Artistë e asaj kohe unë i përshëndes. Unë sot shumicës së këngëtarëve i jap përkrahje që të vazhdojë karrierën.

/Vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy