
Ish-velina Kejvina Kthella ka bërë me dije përmes rrjeteve sociale se i ka dhënë fund marrëdhënies së shumëpërfolur me reperin Seven Saraqi.
Në videon që ka publikuar në Instastory, Kthella dëgjohet duke kënduar këngën e këngëtarit latin, Lunay “Soltera”, dhe nëpërmjet buzëve ish-velina pohon se të jesh beqare është tashmë në modë.
Pas kësaj videoje, ajo që e përforcon më shumë faktin që dyshja e njohur janë ndarë, janë edhe vetë statuset e Kejvinës.
Advertisement
“E urrej të krijoj afrimitet me njerëzit në këto kohë, gjithmonë pendohem që bëra kaq shumë për ta, u kujdesa dhe ndjeva shumë”, shkruan në një postim Kejvina.