Ndalohet menaxheri i këngëtares së njohur shqiptare, ja për çfarë akuzohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndalohet menaxheri i këngëtares së njohur shqiptare, ja për çfarë akuzohet

Policia e Kosovës ka ndaluar Rinor Hykollin, i njohur për publikun si menaxheri i reperes Tayna.

 

Ai ishte shpallur në kërkim që prej 22 korrikut, pasi, së bashku me një person tjetër, dyshohet se ka lënduar shtetasin L.B, pas një mosmarrëveshjeje.

 

Advertisement

“I dyshuari R.H., në bashkëkryerje me të pandehurin Sh.Xh. (i cili për këtë rast është ndaluar më 24 Korrik 2021) më 22 Korrik 2021, në diskotekën në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B., në pjesë të ndryshme të trupit, duke ia thyer hundën, ku për shkak të lëndimeve i njëjti është detyruar të kërkonte tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy