Ndikimi i Taylor Swift në “gjeneratën Z”, si po ndryshon shija për meshkujt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndikimi i Taylor Swift në “gjeneratën Z”, si po ndryshon shija për meshkujt

Ka shumë arsye që Taylor Swift të ndihet e bekuar. Ajo është fytyra e vitit për 2023, është e suksesshme, është magjepsëse, është e talentuar, është gjithçka.

Taylor Swift ka një aftësi për të krijuar trende. Dhe kjo jo vetëm për veshjet.

Ndërkohë që vitet e fundit jemi mësuar që femrat e Gen Z të duan meshkuj si Timothee Chalamet (partneri i Kylie Jenner), së fundmi kemi parë një ndryshim.

“Jemi në epokën kur Gjenerata Z, që dikur pëlqente djemtë shumë të dobët, ka filluar të preferojë burra që mund t’i mbrojnë ata. Taylor Swift po luan një rol të madh në këtë trend pasi ajo është lidhur me Travis Kelce. Femrat e Gen Z kanë filluar të duan meshkujt më “të fortë””, thuhet në TikTok ku edhe mbizotëron pikërisht grupmosha e kësaj gjenerate.

Advertisement

Por duket se në këtë platformë nuk mbizotëron vetëm kjo teori.

“Burrat gjatë historisë kanë qenë gjithmonë luftëtarët, por tani ata nuk e kanë aftësinë për ta bërë këtë. Këto janë instinktet tona primitive, burrat do të debatojnë me njëri-tjetrin dhe ata që fitojnë do të jenë më tërheqës”, thotë një tjetër./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy