Ndjekësit e kritikuan për biberonin e vajzës në tokë, reagon Sara Hoxha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndjekësit e kritikuan për biberonin e vajzës në tokë, reagon Sara Hoxha

Sara Hoxha ka postuar disa momente me të voglën e saj Poem Blue në Instagram, por përveç komplimenteve për mëmësinë i është dashur të përballet edhe me kritikat. Ajo ka postuar një foto ku shihet biberoni gënjeshtër i Poem Blu në tokë, ndërsa në foton pasuese vajza e ka në gojë. Kaq kanë dashur njerëzit dhe nuk janë marrë me kontekstin e fotos, po me çështjet e higjienës, jo pse e ka në tokë, jo si mund ta fusë në gojë pasi e ka pasur në tokë, sikur ta kishin më shumë merak se vetë Sara këtë gjë.

Edhe pse një vajzë e hapur në rrjetet sociale, Sara nuk i ka pritur mirë këto komente dhe ka bërë një postim enkas për të sqaruar ata që kishin merakun e mikrobeve në biberoni e Poem Blu.

‘O njerëz të mirë,  po pse duhet të mendoni gjithmonë mbrapsht? Pse nuk mendoni që njëherë e ka pasur në gojë dhe pastaj i ka rënë? Mendoni ndonjëherë o njerëz të mirë se më mirë i bëni dhe vetes, jo vetëm mua’, shkruan ajo në postim./ Living

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy