“Nëse shkoj të bëj një operacion, do të vdes në sallën e kirurgjisë”, Bebe Rexha flet publikisht rreth ndërhyrjeve për t’u dobësuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nëse shkoj të bëj një operacion, do të vdes në sallën e kirurgjisë”, Bebe Rexha flet publikisht rreth ndërhyrjeve për t’u dobësuar

Këngëtarja Bebe Rexha është një ndër artistet shqiptare më të njohura në botë me këngë si “In the name of love” dhe “Say my Name”, të cilat tashmë janë kthyer në hite botërore. Kohët e fundit Bebe është kthyer në kryefjalë dhe ka pushtuar rrjetet sociale pasi ka nxjerrë albumin e saj më të fundit i cili është pritur shumë mirë nga audienca duke u renditur në vendet e para të listës në “Billboard Hot 100”. Për projektet muzikore dhe bashkëpunimet e fundit të suksesshme, Rexha ka zhvilluar një intervistë me “Rolling Stones”. Ajo ka folur rreth Shqipërisë dhe emocioneve për albumin si dhe pasiguritë që ka në lidhje me peshën. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që artistja ka folur publikisht rreth shëndetit emocional dhe problemeve ndryshimeve trupit i ndodhin vit pas viti.

 

Përpara një muaji ajo u shpreh:

 

Advertisement

“Po, kam shtuar peshë dhe kjo është një ndjesi e shpifur. Faleminderit të gjithë atyre që më duan dhe më mbështesin pavarësisht çdo gjëje. Unë kam luftuar gjithmonë me peshën dhe më pëlqen të ha. Jam duke punuar me veten çdo ditë, thjesht tani ndihem pak e dekurajuar,”-u shpreh ajo me anë të një postimi në “Twitter”. Sapo u peshova dhe më lejoni t’ju them se nuk ndihem aspak rehat me veten, ndihem shumë në siklet. Nuk ndihem mirë në lëkurën time, dhe kur nuk ndihem mirë nuk dua të postoj fare në rrjete sociale. Kjo është sinqerisht arsyeja pse nuk kam postuar shumë vitin e shkuar, ose të pakten aq shumë sa mund të ishit mësuar të shihnit. Megjithatë po përpiqem të tregohem pozitive, por nuk po mësoj dot sesi ta ndihmoj e ta dua veten.”

 

Kur u pyet gjatë intervistës më “Rolling Stones” rreth ndërhyrjeve kirurgjikale, ajo deklaroi:

 

Advertisement

“Më parë mendoj se mund ta përballoja një operacion për heqjen e dhjamit të tepërt apo ndërhyrje në gjoks, por tani jam e tmerruar nga kjo gjë. Nuk jam kundër nëse po flasim për eleminimin e dhjamit në zonën e barkut. Rezultatet janë të mahnitshme dhe ndonjëherë bëhem xheloze për këtë. Unë jam ai lloj personi që kam frikë se nëse shkoj të bëj një operacion, do të vdes në sallën e kirurgjisë. Nuk mund ta bëj. Kam një frikë të madhe nga çdo ndërhyrje kirurgjikale.”/Living/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy