“Nga çerdhja në maturë, sa hap e mbyll sytë”, vajza e Shkëlzen Berishës diplomohet në Suedi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nga çerdhja në maturë, sa hap e mbyll sytë”, vajza e Shkëlzen Berishës diplomohet në Suedi

Një ditë e veçantë është kjo për familjen e Sali Berishës. E vogla e Shkëlzen Berishës, e cila tani është bërë një zonjushë e vërtetë feston maturën dhe familjes Berisha i është dashur të udhëtojë drejt Suedisë, aty ku dhe Medina vijon studimet.

 

Ka qenë vetë Shkëlzen Berisha i cili në llogarinë e tij në “Facebook”, ka publikuar një foto krah vajzës së tij, Medinës. Në duar ai mban një tabelë ku është Medina e vogël.

 

Advertisement

“Nga çerdhja në maturë….sa hap e mbyll sytë…suksese Medin”, shkruan Shkëlzeni.

 

Gjithashtu, e pranishme në këtë ceremoni ka qenë edhe Lirie Berisha. Këtë e ka zbuluar vetë ish-kryeministir Sali Berisha, përmes një positmi në “Facebook”.

 

Advertisement

“Miq, sot kemi një gëzim të veçantë. Medina, mbesa jonë, mori diplomën e maturës!  Në foto, sot me kapelen e maturës mban në dorë foton e saj bebe.  Suksese, suksese në studimet universitare dhe përqafime”, shkruan Berisha, ku në fotot e publikuara është dhe djali i Shkëlzenit./Living/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy