
Në vetëm një javë qëndrimi në Fermën VIP, duket se konkurentët janë bërë njësh me jetën në fshat.
Të gatshëm për të kaluar me sukses sfidat e caktuara, duke mos kursyer humorin, bashkëpunimin mes tyre, bisedat mbi tematika të ndryshme e sigurisht pasionet që kanë.
Dita e enjte ishte e vrullshme sa i takon detyrimeve në fermë. Agai ka urdhëruar misionet e radhës, nën mbikqyrjen e kryeplakut.
Disa më të shkathët e të tjerë mbështetës por në përfundim, sfidat u kaluan me sukses.
I njejtë ishte entuziazmi edhe në detyrat e tjera të ngarkuara. Edhe në punët e tjera të fermës, gjatë këtyre ditëve, angazhimi ka qënë maksimal.
Por brenda shtëpisë kanë marrë udhë debatet e para mbi një rreng që po i çorodit fermerët.
Sigurisht nuk kanë munguar këngët, argëtimi, rrëfimet dhe një dilemë shumë e madhe se kush do të largohet mbrëmjen e sotme.
Një kurth në të cilin kanë rënë të gjithë kokë e këmbë. Ndërsa publiku po voton të preferuarin nga skuadra humbëse në një televotim që u hap mbrëmjen e së hënës, duke dhënë kështu sinjalet e para se cilat janë tiparet e karakterit që tërheq më shumë vëmendjen.
Sonte në orën 21:00, do të marrin përgjigje edhe shumë pikëyetje mbi strategjinë e lojës, por gjithashtu nuk do të mungojnë emocionet e forta, në një spektakël si asnjëherë më parë, në ekranin e Vizion Plus si dhe dy kanale të dedikuara në platformën Tring. /vizionplus.tv