Olta Boka në pritje të një vajze,emocionon vellai i saj: Daja do ta ndihmojë me shpirt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Olta Boka në pritje të një vajze,emocionon vellai i saj: Daja do ta ndihmojë me shpirt

Stivi Boka, vëllai i këngëtares Olta Boka ka emocionuar me dedikimin për mbesën e tij që pritet të vijë se shpejti në jetë. I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, Stivi u shpreh se mezi e pret momentin kur të takohet me të dhe se do të jetë krahu i saj i djathtë nëse ajo zgjedh muzikën.

“Unë uroj që ajo të vijë sa më e shëndetshme, të rritet siç i themi ne tironsit me nënë e babë. Do shikojmë talentin , nëse e ka talentin është shumë e mirëpritur, daja do ta ndihmojë me shpirt, do ti mësojë pianon se kam bërë vetë pianon”, u shpreh Stivi Boka.

Kujtojmë që Stivi dhe Olta Boka rrejdhin nga familje artistësh, ku i ati i tyre Reshit Boka njihet si një ndër këngëtarët më në zë të momentit

Olta Boka në pritje të një vajze,emocionon vellai i saj: Daja do ta ndihmojë me shpirt shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy