Parashikimet e Eurovizionit: Kryeson Zvicra, në cilin vend renditet Shqipëria deri më tani?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parashikimet e Eurovizionit: Kryeson Zvicra, në cilin vend renditet Shqipëria deri më tani?

Kroacia mund të ketë qenë favoritja absolute e internetit për Eurovizionin e këtij viti, duke mbajtur vendin e parë në parashikime për më shumë se një muaj, por tani ka një ndryshim në renditje. Që nga publikimi i këngës zvicerane ‘The Code’ nga 23-vjeçari Nemo, tani ajo është ngjitur në krye të top-listës dhe nga shumë njerëz konsiderohet se ka shanset më të mira për të fituar.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria aktualisht ndodhet në vendin e 32-të me rënie nga vendi i 30-të ku ishte para tre ditësh. Ndonëse jo në top dhjetëshen, Besa Kokëdhima do të japë më të mirën në skenën e Malmö-s, ku këtë vit mbahet kompeticioni muzikor.


Në vendin e tretë të basteve gjejmë Italinë, e ndjekur nga Holanda, Ukraina, Belgjika dhe Franca.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy