Pas intervistës “bombë”/ Kërcënohet sozia e Meghan Markle

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas intervistës “bombë”/ Kërcënohet sozia e Meghan Markle

Pas intervistës që Meghan Markle realizoi me Oprah Winfrey, 38 vjeçarja britanike Sarah Mhlanga, sozia e dukeshës Meghan, shprehet se ka marrë një lumë ofendimesh dhe kërcënimesh nga ndjekësit në rrjetet e saj sociale.

Mhlanga, e cila fitonte 300 paundë për çdo paraqitje publike, tashmë dëshiron të heqë dorë pas ofendimeve të vazhdueshme në rrjetet sociale.

Ajo deklaroi se ka marrë abuzime të shumta pas intervistës së Dukeshës së vërtetë me gazetaren amerikane Oprah Winfrey.

Nëna e dy fëmijëve që jeton në veri të Anglisë tregon se nuk ka qenë e aftë të punonte gjatë pandemisë, ndërsa trembet se edhe karriera e re e saj po shuhet prej humbjes së popullaritetit të saj në Britani.

Advertisement

“Ka disa njerëz që besojnë se Meghan i ka shpallur luftë mbretërorëve, prandaj po më përdorin mua si një ‘dyshek boksi’. Më vijnë mesazhe ku thuhet se duhet të më vijë turp që përfaqësoj Meghan”, tregoi ajo gjatë një interviste.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy