Pas pritjes që iu bë Dua Lipës në Tiranë, reagon ashpër Besa Kokëdhima: Ajo u bë një yll sepse…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas pritjes që iu bë Dua Lipës në Tiranë, reagon ashpër Besa Kokëdhima: Ajo u bë një yll sepse…

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa vizitoi së fundmi Shqipërinë së bashku me familjen e saj. Ajo u prit nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Takimi i saj me kreun e qeverisë tërhoqi vëmendjen e njerëzve, të cilët e quanin një “propagandë të radhës”.

Advertisement

Ardhjen e Dua Lipës në Tiranë e komentoi edhe këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila, përmes një postimi, vuri në dukje mungesën e vlerësimit të artistëve në Shqipëri nga ana e krerëve të shtetit. Sipas saj, Dua u prit me lëvdata, sepse ka bërë art jashtë Shqipërisë.

 “Dua Lipa eshte nje yll! Por Dua u be edhe ne nje shtet e treg prej verteti. Nuk do kish as pritje me levdata, kortezira e tapete po te kish qene ne Shqiperi, pa te drejta autori, pa prioritarizim e mbeshtetje per artin, ne kushtet mjerane qe e kane katandisur artin dhe artistet Shqiptare. Po te kish qene Dua ne Shqiperi, muziken e saj do e quanin jokomerciale, nga perdorimi i muzikes se saj do perfitonte o te ardhura, do bazohej jetesa e saj artistike mbi evente sporadike ne clubs apo perdorimit nga politikanet ne prag fushatash apo nevoja inagurimesh. Keta habiten shume qe kur ke talent mund te behesh yll, se ne Shqiperi yjet e vetme nga kalon gjithcka jane politikanet. Rockstaret me ekstravagante e shoëmen-et me te spikatur jane politikanet.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy