
Pas recitalit të tij në “Teatrin e Operas dhe Baletit”, kjo është hera e parë që Armaldo Kllogjeri performon me vëllin.
Këngëtarët ndezën skenën e “Këngë Moj” në Vizion Plus ku veç vëllait Armaldo kishte edhe të ftuar të tjerë.
Rajmond Kllogjeri është pjesë e Ansamblit Kombëtar dhe këngën e ka njësoj pasion si vëllai.
“Përgjegjësia është gjithmonë e madhe për këngëtarët, por emocioni këtë herë mbizotëron se do këndoj më vëllain dhe është gjëja më e bukur që përjetoj”, u shpreh Rajmond Kllogjeri.
“Padyshim që vëllain do ta ftoja, pasi në këtë skenë do performoj edhe këngë të zonës time që me vëllain i kemi kënduar në çdo gëzim familjar. Vëllai im ka diçka më pozitive se un, zërin e dytë është më i prirur dhe më i aftë se unë“, u shpreh Armaldo./vizionplsu.tv