Policia e kërkon, por Fjolla Morina “arratiset” me burrin e saj biznesmen në Dubai

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas lajmit të publikuar pak ditë më parë se i dha fund beqarisë, këngëtarja Fjoll Morina, kësaj radhe ka “sfiduar” sërish policinë, duke publikuar foto nga pushimet e saj në Dubai, ku shihet krah bashkëshortit të saj, Fisnik Syla.

Morina është shpallur në kërkim nga policia, pasi theu arrestin e shtëpisë, ku duhej të kalonte dënimin e saj.

Disa javë më parë, Policia e Kukësit kishte marrë informacione që Fjolla ishte arratisur nga shtëpia, e për pasojë u nis për në banesën e saj për një kontroll. Mirëpo, uniformat blu konstatuan se brenda në banesë nuk kishte asnjë person.

Advertisement

Pas kësaj ngjarje, Gjykata e Kukësit ndryshoi masën nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”.

Fjolla Morina u arrestua në 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete, së bashku me Fisnikun.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy